Shtylla e trajnimit doganor



Detetyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Trajnimit të Doganave të Kosovës


Sektori i Trajnimeve (ST) si pjesë përbërëse e strukturës organizative të administratës doganore, është themeluar në pjesën e dytë të vitit 1999.

  • Në arritjen dhe përmbushjen e objektivave të Doganës së Kosovës (DK), trajnimi dhe zhvillimi i stafit është prioritet;
  • Funksioni i ST është planifikimi, implemetimi, evaluimi dhe promovimi i standardeve kualitative të edukimit bazë dhe të avancuar për stafin gjithpërfshirës , në pajtim me strategjinë e menaxhmentit të lartë të DK-së dhe planin e detajuar të KE “EU BLUEPRINT”;
  • Duke u nisur nga parimi se procesi i trajnimit, është proces i përvetësimit sistematik të sjelljeve, koncepteve, njohurive, roleve apo aftësive që sjellin në një performancë më të mirë në punë, ST është përgjegjës për të zhvilluar dhe drejtuar funksionet /strukturën  trajnuese, në përmbushjen e objektivave të administratës doganore në tërësi, i bazuar në nevojat kolektive dhe individuale të strukturës së DK-së;
  • Sektori i trajnimit udhëheq veprimtarinë e gjerë trajnuese për planifikimin dhe implementimin e trajnimeve, nga e cila drejtohen edhe njësitet regjionale të trajnimit, të ndërtuara në secilën Degë Doganore dhe Zyra e Koordinatorit të DK-së në QKSPEZH;
  • Udhëheqësi i Sektorit të Trajnimeve i raporton  Udhëheqësit të Departamentit të Burimeve Njerëzore, në bashkëpunim me të cilin edhe planifikon, koordinon dhe trajnon/zhvillon kapacitetet profesionale të institucionit.