Shtylla e trajnimit të emergjencave

Qendra për Trajnim dhe Edukim të Shërbimit Zjarrfikës të Shpëtimit, e cila funksionon në kuadër të QKSPEZH, filloi punën në vitin 1999.

MISIONI
Qendra e Trajnimit e AME-së (QTE) organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të AME-së oficerëve, nënoficerëve dhe zjarrfikësve për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Përpunon dhe siguron nivelet më të larta të planeve mësimore, dhe aktiviteteve tjera në lëmin e emergjencave si dhe përpunon standardet Operative te Zjarrfikës dhe Shpëtimit.

VIZIONI
Të ndihmoj zhvillimin e nivelit të përgatitjes së oficerve te AME-së për realizimin e misionit tonë sipas përgjegjësive te ligjeve në fuqi.

Përgjegjësitë dhe detyrat e QTE

  • Është përgjegjëse për trajnimin, edukimin dhe ngritjen e kuadrove të AME-së dhe Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;
  • Është përgjegjëse për organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme për Shërbimin Zjarrfikës të Shpëtimit;
  • Është përgjegjës për  hartimin e programeve të trajnimit;
  • Planifikon dhe ofron ndihmë profesionale në trajnim dhe aftësim;
  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e plan-programeve të trajnimit;
  • Të zhvilloj sistemin e trajnimit dhe edukimit duke përfshirë edhe  përgatitjen e çertifikatave;
  • Është përgjegjës për zhvillimin e programeve arsimore për të gjitha nivelet e zjarrfikjes dhe temat në lidhje;
  • Përcjellë dhe ndihmon në realizimin e plan-programit të Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Departamentit për Menaxhim të Emergjencave, për aftësimin e pjesëtarëve të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.