Sektori i Prokurimit

Përgjegjësitë dhe detyrat e Sektorit të Prokurimit

  • Punët dhe detyrat e Sektorit të Prokurimit udhëhiqen prej Ligjit të Prokurimit nr. 2007/20;
  • Është përgjegjës për sigurimin e mënyrës më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike, duke zbatuar rregullat, procedurat dhe detyrimet që duhet të përmbushen nga operatorët ekonomikë dhe QKSPEZH-i, gjithnjë sipas LPP Nr. 2007/20;
  • Bënë vlerësimin formal të nevojave për çfarëdo aktiviteti apo procedure të veçantë të prokurimit që ka për qëllim blerjen e ndonjë produkti, apo kryerjen e ndonjë shërbimi ose pune;
  • Bënë përgatitjen dhe dërgimin në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) të planifikimit preliminar dhe përfundimtar të prokurimit;
  • Bënë përgatitjen dhe dërgimin në APP, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe në shtypin ditor njoftimin paraprak të prokurimit;
  • Përgatit të gjitha aktivitetet e prokurimit për furnizim, shërbime dhe punë, pas inicimit të këtij aktiviteti nga zyrtarit autorizues i QKSPEZH-it;
  • Përcakton llojin e prokurimit për të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që kërkohen prej QKSPEZH-it;
  • Përcakton vlerën e kontratës për të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që kërkohen prej QKSPEZH-it;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit;
  • Është përgjegjës për dërgimin e njoftimeve për dhënie të kontratës në KRPP dhe në shtypin ditor;
  • Është përgjegjës për dërgimin e njoftimeve në KRPP dhe në shtypin ditor për anulimin e aktivitetit të prokurimit;
  • Është përgjegjës për nënshkrimin e kontratave me kontraktues;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e Urdhërit të Blerjes në Balancin e Lirë;
  • Bënë regjistrimin e furnitorëve të rinj në Balancin e Lirë;
  • Është përgjegjës që në fund të vitit, në KRPP të dërgojë raportin për kontratat e nënshkruara për vitin fiskal.