Programi edukativo-arsimor

Për ta përfunduar shkollimin në Qendër, studentët i nështrohen një varg programesh edukative-arsimore, para se të caktohen në detyrë në agjencionet e tyre përkatëse.

Planprogrami themelor i mbështetë parimet e kryerjes së punës policore në demokraci dhe të drejtave të njeriut, si dhe e mbulon shumëllojshmërinë e gjerë të shkathtësive që kërkohen për kryerjen e punës policore në shoqëri demokratike. Këto përfshijnë: detyrat patrolluese, hetimet e krimit, mbledhjen e dëshmive forenzike (të krim-teknikës), kontrollimi i komunikacionit (trafikut), taktikat mbrojtëse, përdorimi i forcës dhe armët e zjarrit, ndihma e parë, ligjet e aplikueshme dhe teknikat e intervistimit. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë të gërshetuara në të gjitha temat thelbësore si në klasë ashtu edhe në ushtrimet praktike në të hapur.

Temat që zhvillohen në trajnimin e zyrtarëve të doganës, kanë të bëjnë me mandatin (rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e DK-së), të cilat e kanë bazën në Kodin Doganor të Kosovës, si dhe në udhëzimet dhe normativat tjera që e implementojnë Kodin Doganor të Kosovës.

Kadetët e Shërbimit Korrektues duhet ta përfundojnë trajnimin bazik që përfshinë pjesën teorike dhe praktike.Temat që zhvillohen gjatë  trajnimit bazik, në përgjithësi përfshijnë punën me të burgosur, puna risocializuese, metodat e punës, intervista me të burgosur, kontrollimi i të burgosurve, menaxhimi i sjelljeve të të burgosurëve ,shoqërimi dhe sigurimi i tyre, intervenimi në situata emergjente, përdorimi i forcës, të drejtat e njeriut etj.

Planprogrami themelor për trajnimimin e zjarrfiksëve përfshinë temat në vijim: mjetet dhe pajisjet personale dhe të përbashkëta zjarrfikëse, procesi i lindjes, zhvillimit dhe shuarjes së zjarrit, ndihma e parë, evakuimet emergjente, veprimet operativo-teknike dhe taktike zjarrfikëse, llojet e zjarreve (zjarret e brendshme dhe të jashtme), fikset (aparatet për shuarjen e zjarreve), furnizimet me ujë, përdorimi i pajisjeve hidraulike për AKRR, mbrojtja nga zjarri, kërkimshpëtimi nga vendet e larta (objektet), ruajtja e gjurmëve gjatë shuarjes së zjarrit,vozitja emergjente,intervenimet zjarrfikëse sipas standardeve, detyrat dhe obligimet e zjarrfikësve ne veprimet operative, materiet e rrezikshme, materiet (lëndet) për shuarjen e zjarreve dhe pajisjet më të reja zjarrfikëse.

Vlerësimi i studentëve

Në proporcion me rregullat dhe parimet e trajnimit bazik, në fund të gjithë studentët e agjencioneve të sigurisë publike i nështrohen testimeve të ndryshme, që janë kusht për t’u bërë anëtarë të agjencionit përkatës.

Oficerët e Policisë së Kosovës pas përfundimit të trajnimit themelor kalojnë në trajnim fushor, duke u vlerësuar nga PFTO me vlerësime ditore, javore e mujore dhe në fund me vlerësimin përfundimtar të trajnimit fushor.

Zyrtarët Doganorë në fund të fazës teorike i nënshtrohen testimit me shkrim mbi njohuritë gjenerale, rezultat ky i cili u mundëson të kalojnë në fazën e trajnimit praktik dhe fazën provuese 6 mujore. Faza e trajnimit teorik mbikëqyret dhe vlerësohet nga sektori i trajnimit, ndërsa faza e trajnimit praktik mbikëqyret dhe vlerësohet nga bashkëpunëtori i trajnimeve për  PKN ose PKA përkatëse.

Vlerësimi i studentëve të Shërbimit Korrektues pas përfundimit të trajnimit bëhet me shkrim, i cili përfshin dy teste: testin e mesëm dhe atë përfundimtar.

Ndërsa vlerësimi i studentëve zjarrëfikës bëhet nga instruktorët, të cilët i vlerësojnë studentët në pjesën teorike e praktike, si dhe gjatë punimeve grupore.

Interesi publik në menaxhimin e standardeve profesionale
 Natyra e roleve autoritative që departamentet (organizatat e sigurisë publike) ekzekutojnë për Qeverinë, bashkëveprimi i tyre si në shërbim po ashtu edhe në zbatim brenda shoqërisë, bëjnë që standardet e tyre profesionale të jenë përgjegjëse ndaj shoqërisë përmes ligjit.
Në mënyrë që të sigurojmë dëshmi për përkrahjen e nevojave të angazhimit të qytetarëve në menaxhimin e sigurisë publike, duhet vazhdimisht të rikujtojmë se jemi “paqeruajtës dhe krijues të institucioneve” në Kosovë.

Ekziston një mundësi e madhe që organet për zbatimin e ligjit që operojnë veçanërisht në kuadër të kulturës së tyre profesionale të veçohen nga shoqëria, të cilën është dashur ta mbrojnë dhe shërbejnë. Shoqëria mund të sigurojë përmes standardeve përkatëse profesionale ndikim të arsyeshëm në përzgjedhjen e punësimit dhe zhvillimit. Kjo nënkupton ndarjen e përgjegjësisë për menaxhimin e sigurisë publike, pa i penguar autorizimet e përditshme operacionale të udhëheqjes për siguri publike. Qendra është përgjegjese për sigurimin e shërbimeve të zakonshme teknike dhe për mirëmbajtjen e Qendrës. Kështu, të gjitha disiplinat kanë qasje deri në nivel të caktuar në shërbime dhe në objekt për të cilën është pajtuar gjatë cikleve të planifikimit.

Departamentet e veçanta për Siguri Publike do t’i menaxhojnë “akademitë” e tyre dhe programet, duke bashkëpunuar sipas nevojës në promovimin e  efikasitetit dhe harmonisë në punë. Qendra do të bashkëpunojë në zhvillimin e buxhetit vjetor, i cili do ta mbështes trajnimin e mandatuar të disiplinave të veçanta (individuale) dhe shërbimet e parapara, me qëllim të sigurimit të nivelit profesional të mbështetjes së institucionit.