Sheremet Ahemeti
Shermet Ahmeti - Ushtrues Detyre i Kryshefit Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH)
BIOGRAFIA
Sheremet Ahmeti ka lindur në fshatin Radishevë, të komunës së Skenderajt. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Runikë (Skenderaj), ndërsa në vitin 1972 e ka kryer shkollën e mesme e quajtur Shkolla policore.
Ahmeti më pas ka kryer shkollën e lartë të punëve të brendshme jurist i specializuar për punë të brendshme, në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1977.
Studimet universitare i ka vijuar në Shkup në Fakultetin e Sigurisë me titull universitar mbi Shkencat e Sigurisë dhe Vetëmbrojtjes Sociale në vitin 1983, ku edhe merr titullin Jurist i Diplomuar i Shkencave të Sigurisë.
Menjëherë pas diplomimit në Akademinë Policore në vitin 1972 Ahmeti është caktuar si polic i sigurimit në ambasadën e Jugosllavisë në Bruksel. Pas përfundimit të shkollës së lartë në Beograd në vitin 1977 caktohet zëvendës komandant i trafikut për regjionet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Në tetor të vitit 1981, caktohet shef i Drejtorisë Policore në Skenderaj, ndërsa në fund të vitit 1982, shef i Policisë së Trafikut për tërë Kosovën. Në vitin 1988, është emëruar Shef i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Pas viteve të nëntëdhjeta Ahmeti është larguar nga detyra nga regjimi serb. Në vitin 1994 është arrestuar nga policia serbe, ku pas një viti është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg.
Deri në vitin 1998 është mbajtur në burgun e Dubravës, ndërsa në vitin 1998 është transferuar në atë të Nishit. Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, prapë e kanë kthyer në burgun e Dubravës, e më pastaj në burgun e Mitrovicës së Sremit (Vojvodinë) deri në Nentor të vitit 1999. Z.Ahmeti ka kaluar pesë vjet e një ditë në burg. Pas përfundimit të luftës Qeveria e Përkohshme e Kosovës e ka udhëzuar ta krijojë projektin për krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës.
Pas përfundimit të Akademisë Policore në Vushtrri, më 5 tetor 2000, është emëruar këshilltar i Komisarit të Policisë për çështje të SHPK-së me vendim të Këshillit të Përkohshëm të Kosovës dhe me miratimin e Komisarit Policor Sven Fredriksen. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa kurse trajnuese si komandant për Vlerësim Personal dhe Operacional, Menaxhim dhe Komunikim(2005 Prishtinë), Menaxhimi i krizave(4 -6 shtator 2005, Zagreb Kroaci), Kodi i ri i përkohshëm i procedurës penale(3 tetor 2003), Trajnim për zëdhënës policor(17-20 mars 2003, në Zyrën Amerikane në Prishtinë), të drejtat e njeriut dhe zbatimi i ligjit për Stafin e Lartë Menaxhues të SHPK-së, IPTM Program për Lidershipin e Lartë Ekzekutiv( 6 maj 31 maj 2002, Universiteti i Floridës Veriore, SHBA) kurs për Stafin e Lartë Menaxhues(22 qershor 2001) etj.
Z. Ahmeti ka punuar në pozita të ndryshme si Kryesues i Departamentit të Rendit Publik, Kryesues i Shërbimeve Mbështetëse, ndërsa në vitin 2006 është emëruar zëvendës Komisar i Shërbimit Policor të Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 10 dhjetor të vitit 2008 Ahmeti është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Karriera e tij e gjatë në polici, dhe shkollimi adekuat, ka bërë që z.Ahmeti menjëherë pas themelimit të Policisë së Kosovës, të marrë detyra drejtuese të saj. Ahmeti ka shërbyer në hierarkinë e lartë të Policisë së Kosovës.
Shermet Ahmeti
U.d Kryeshef Ekzekutiv
Tel. +381 (0) 28 570 006
Tel. +381 (0) 28 571 228 ext 111
E-mail: sheremet.ahmeti@kpss-ko.org
Adresa: QKSPEZH - Vushtrri
