Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Historiku i Qendrës e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Gjatë kohës kur Kombet e Bashkuara  vendosën shpalljet për rekrutim të policëve në tërë Kosovën, OSBE-ja  filloi renovimin  e ish-Akademisë Policore të Jugosllavisë.

Më 6 shtator të vitit 1999, u hap Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, me iniciativë nga Shtylla e III e UNMIK-ut, gjegjësisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)- Misioni në Kosovë, me synim që të krijojë një forcë moderne policore, e cila do të kthejë besimin tek zbatuesit e ligjit dhe në mënyrë efikase të zbatojë parimet e kryerjes së detyrave policore në bashkëpunim me komunitetin.

Gjenerata e parë e Policisë së Kosovës kishte 176 oficerë.

Fillimisht trajnimi bazë ishte 9 javë, ndërsa në vitet në vazhdim, me zhvillimin dhe pasurimin e planprogramit trajnues, trajnimi themelor u zgjerua në 20 javë orë mësimore në Shkollë e Policisë së Kosovës.