Për Studentët

Rekrutimi dhe seleksionimi i kadetëve të agjencioneve të sigurisë publike

Zhvillimi profesional (formimi, kualifikimi dhe specializimi) i zyrtarëve të agjecioneve të sigurisë publike, sipas të gjitha niveleve, realizohet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Brenda vitit në QKSPEZH trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara.

Gjatë seleksionimit, bëhen përpjekje të ndërgjegjshme që të rekrutohen meshkuj dhe femra nga e tërë Kosova, të cilët pasqyrojnë multietnicitetin në Kosovë.

Të gjithë aplikantët në agjencionet e sigurisë publike, duhet të kenë karakter të fortë moral ,të jenë tolerantë dhe të shfaqin përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rekrutimi dhe seleksionimi i kadetëve të Policisë së Kosovës (PK)


Aplikantët në Policinë e Kosovës, duhet të kenë:

  • Shkollimin e mesëm;
  • Të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë;
  • Pa të kaluar kriminale;
  • Të jenë banorë të Kosovës;
  • Mosha 18- 30 vjeç.


Përveq këtyre kushteve, kandidati duhet të kalojë edhe procesin e ekzaminimit, i cili bëhet nga profesionistë të zgjedhur.

Kandidatët i nënshtrohen këtij procesi dhe duhet të jenë të suksesshëm në:

  • Intervistë gojore;
  • Testin me shkrim;
  • Testin psikologjik;
  • Kontrollin mjekësor;
  • Testin e shkathtësive fizike;
  • Hetimi i biografisë (së kaluarës).


Trajnimet
Studentët në Qendër  kryejnë kursin e nivelit bazë 20 javor dhe trajnimin fushor në Stacione Policore.
Ky trajnim  ndahet në tri faza: faza e parë 13 javë, faza e dytë 2 javë dhe faza e tretë 25 javë.

Rekrutimi dhe seleksionimi i kadetëve të Shërbimit Zjarrfikës të Shpëtimit (SHZSH)


Për të aplikuar në Shërbimin Zjarrfikës të Shpëtimit, kandidatët duhet t’i përmbushin këto kritere:

  • Shkollimi i mesëm (preferohet drejtimi teknik);
  • Të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë;
  • Të jenë të moshës 18- 35 vjeçar;
  • Pa të kaluar kriminale;


Kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike duke përfshirë edhe testin e aftësive operative siç është definuar nga autoriteti qendror brenda standardeve të kompetencave të gatishmërisë emergjente për zjarrëfikje dhe shpëtim.

Trajnimet
Studentët duhet të kryejnë kursin bazik 2 javorë dhe trajnimin 8 javorë për zjarrfikës profesional.
Trajnimet organizohen nga Qendra e Trajnimit dhe Edukimit të SHZSH, e cila vepron pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, 


Rekrutimi dhe seleksonimi i kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK)


Për të aplikuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, aplikantët duhet t’i përmbushin këto kritere:

  • Të kenë mbaruar shkollimin e mesëm;
  • Të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë;
  • Pa të kaluar kriminale
  • Të jenë banorë të Kosovës;
  • Mosha 18-50 vjeç;


Përveq këtyre kritereve, kandidatët duhet të tregojnë suskes në:

  • Testin me shkrim;
  • Testin e shkathtësive fizike;
  • Intervistën gojore;
  • Kontrollin mjekësor;
  • Hetimi i biografisë (së kaluarës).


Trajnimet

Kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës duhet të përfundojnë kursin themelor 15 javor.
Ky trajnim ndahet në tri faza: faza e parë prej katër javësh përbën pjesën teorike dhe zhvillohet në QKSPEZH, faza e dytë prej 8 javësh përfshin pjesën praktike që mbahet në institucionet e SHKK-së dhe faza e tretë është pjesa e fundit teorike, tre javore, që zhvillohet në QKSPEZH.
Pas përfundimit të trajnimit themelor, kadetët i nënshtrohen testit final dhe ata që janë të suksesshëm dhe kalojnë testin përfundimtar, fillojnë punën në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Rekrutimi dhe seleksionimi i oficerëve të Doganave të Kosovës (DK)


Standardet dhe kriteret të cilat duhet të përmbushen nga çdonjëri që aplikon, me  qëllim të pranimit në Doganat e Kosovës, përcaktohen në bazë të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të konkursit për poste.

  • Arsimimin e mesëm;
  • Të jetë banor i Kosovës;
  • Fizikisht dhe psiqikisht i shëndoshë;
  • Pa të kaluar kriminale;


Në bazë të këtyre parimeve të përgjithshme, krijohet lista e ngushtë e aplikuesve, për të cilët zbatohet procedura standarde e testimit me intervistë. Aplikuesit e ftuar në intervistë, duhet të tregojnë dhe dëshmojnë aftësi dhe shkathtësi për punën e doganierit.

Trajnimet
Trajnimi Bazik tetë javor zhvillohet në dy faza: faza teorike pesë javore dhe faza praktike tre javore.
Faza Teorike zhvillohet në Zyrën Qendrore të DK, përkatësisht në Sallën e Trajnimeve, ndërsa faza e trajnimit praktik mbahet në pikëkalime kufitare/administrative.