Departamenti për Zhvillimin e Menaxhmentit dhe Lidershipit
Qëllimi i DZHML është që të edukojë dhe zhvillojë menaxherët e institucioneve për siguri publike, duke zhvlliuar nocionet e udhëheqjes. Zhvillimi i aftësive dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore udhëheqëse janë prioritet i DZHML.
DZHML praktikon metodat demokratike moderne të udhëheqjes dhe menaxhimit, planifikimit strategjik dhe mendimit përmes programeve edukative të agjencioneve të sigurisë publike në Kosovë;
Strukturën e DZHML-së e përbëjnë tri njësi:
- Njësia e menaxhimit të vijës së parë;
- Njësia e menaxhimit të vijës së dytë;
- Njësia për vlerësimin e lidershipit;
Njësia e menaxhimit të vijës së parë
- Dizajnon programe për aftësimin dhe edukimin e manaxherëve të nivelit të parë të menaxhmentit;
Njësia e menaxhimit të vijës së dytë
- Dizajnon programe për aftësimin dhe edukimin e manaxherëve të nivelit të mesëm të menaxhmentit;
Njësia për vlerësimin e lidershipit
- Dizajnon programe për aftësimin, edukimin dhe vlerësimin e manaxherëve të ardhshëm;
Kurset që zhvillon DZHML janë:
- Kursi i menaxhimit të vijës së parë;
- Kursi i menaxhimit të vijës së dytë;
- Kursi ekzekutiv;
- Kursi- Analiza e nevojave për trajnim;
- Kursi- Sjellja me njerëz dhe detyrat në vendin e punës;
- Kursi i Lidershipit.
Kursi i menaxhimit të vijës së parë
- Mbulon konceptet e menaxhimit bashkëkohor siç janë: aftesitë komunikuese, zgjidhja e problemit, formimi i ekipeve dhe planifikimi taktik;
- Këtë kurs kanë të drejtë ta ndjekin të gjithë pjestarët e PK-së të cilët janë graduar në gradën e Rreshterit dhe pjestarët e organizatave tjera të caktuar sipas rregulloreve të tyre;
- Numri maksimal i vijuesve të këtij kursi është 20 pjestarë;
- Kohëzgjatja e kursit është 6 javë.
Kursi i Menaxhimit të Vijës Dytë
- Mbulon konceptet siç janë: marrja e vendimeve, planet operative, incidentet e menaxhmentit kritik, projekt-menaxhimin dhe krijimin e ekipeve.
- Këtë kurs kanë të drejtë ta ndjekin të gjithë pjestarët e PK-së të cilët janë graduar në gradën e Togerit apo Kapitenit dhe pjestarët e organizatave tjera të caktuar sipas rregulloreve të tyre;
- Numri maksimal i vijuesëve të këtij kursi është 20 pjesëtarë;
- Kohëzgjatja e kursit është 8 javë.
Kursi Ekzekutiv
- Qëllimi i këtij kursi është të ngrisë efektivitetin e komandës ekzekutive dhe stafit mbikqyrës të institucioneve për siguri publike; Mbulon konceptet për planifikim strategjik dhe menaxhimin e krizave, mendimin strategjik, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financa etj;
- Këtë kurs kanë të drejtë ta ndjekin personat me pozita të larta udhëheqëse;
- Kohëzgjatja e kursit është 4 javë.
Analiza e nevojave për trajnim
- Qëllimi i këtij kursi është që ti aftësojë pjesëmarrësit e menaxhimit të mesëm, që ti identifikojnë fushat e nevojshme për trajnimin e nëpunësve të tyre si dhe të dizajnojnë një plan mësimor për trajnim;
- Kohëzgjatja 3 ditë.
Sjellja me njerëz dhe detyra në vendin e punës
- Qëllimi i këtij kursi është që ti aftësojë të gjithë shërbyesit civil të administratës publike, që të jenë sa më të suksesshëm dhe efektshëm në vendin e tyre të punës;
- Ky kurs përfshin fushat e trajnimit si: përpilimi i shkresave dhe distribuimi i tyre, menaxhimi i kohës, planifikimi etj;
- Kohëzgjatja 1 javë.
Kursi për Lidership
- Ky kurs është i paraparë për stafin civil të administratës publike të cilët kanë pozita udhëheqëse;
- Ky kurs i mbulon fushat e trajnimit: komunikimi, menaxhimi i kohës, marrja me njerëz etj;
- Kohëzgjatja 2 javë.
Abaz Ahmeti
Udhëheqës i Divizionit
të Lidershipit
Tel: +381 (0) 28 570 008
E-mail: abaz.ahmeti@kpss-ko.org
Adresa: QKSPEZH - Vushtrri