Departamenti i Administratës dhe Logjistikës

Përgjegjësitë dhe detyrat e Departamentit të Administratës dhe Logjistikës (DAL)

  • Është përgjegjës për fushën administrative të QKSPEZH;
  • Është përgjegjës për propozimin e politikave në fushën e administratës dhe  zbatimin e politikave që kanë të bëjnë më Administratën e  Qendrës;
  • Koordinon dhe menaxhon shërbimet administrative;
  • Është përgjegjës për efikasitet në fushën administrative;
  • Është përgjegjës që të hartojë, planifikojë, mbikëqyrë dhe menaxhojë buxhetin dhe financat e Qendrës;
  • Ofron shërbimet e nevojshme administrative në lëmin e buxhetit dhe financave;
  • Është përgjegjës në aspektin e ofrimit të shërbimeve administrative në lëmin e personelit, përkatësisht menaxhon personelin e Qendrës;
  • Është përgjegjës në ofrimin e shërbimeve mjekësore, përkatësisht menaxhon sektorin e mjekësisë së Qendrës;
  • Është përgjegjës lidhur me trajnimin dhe ofrimin e mundësive për ngritje profesionale të shërbyesve civilë në kuadër të Qendrës;
  • Është përgjegjës për hartimin, menaxhimin dhe implementimin e  projekteve sa i përket Departamentit të Administratës Qendrore dhe po ashtu ofron shërbime të nevojshme administrative në këtë sferë edhe për tërë Qendrën.


Departamenti i Administratës dhe Logjistikës funksionalizimin e kryen përmes këtyre sektoreve:

  • Sektori i personelit; 
  • Sektori i buxhetit dhe financave;
  • Sektori i shërbimeve të përgjithëshme;
  • Sekori i teknologjisë informative;
  • Sektori i mjekësisë;
  • Sektori i sigurimit dhe transportit;



Sektori i Personelit


  • Menaxhon personelin e QKSPEZH sipas Rregulloreve dhe Udhëzimeve Administrative që janë në fuqi dhe që e rregullojnë këtë sferë;
  • Është përgjegjës që në aspektin administrativ të ofrojë shërbime të nevojshme në interes të profesionalizmit, duke implementuar  Rregulloren mbi shërbyesit civil 2001/36 dhe Urdhëresën administrative 2003/2;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e dosjeve të puntorëve të QKSPEZH;
  • Është përgjegjës të ofrojë shërbime administrative për personelin e QKSPEZH;
  • Bënë shpalljen e vendeve të lira të punës sipas kërkesës nga shërbimet e caktuara;
  • Menaxhon kontratat e puntorëve të QKSPEZH;
  • Bënë administrimin e shkresave të personelit;
  • Bashkëpunon me  Sektorin për Buxhet dhe Financa në përgatitjen e listës së pagave për personelin e Qendrës;
  • Udhëzon personelin me të drejtat dhe detyrat në harmoni me rregullativën ligjore në fuqi.



Sektori i Buxhetit dhe Financave


Sektori i  Financave  vepron në bazë  të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë me Nr.03/L-048, si dhe Urdhëresave Administrative dhe Rregulloreve në fuqi.

  • Përgatitë urdhër-zotimet dhe pagesat;
  • Mban lidhje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) për të miratuar vërtetimin e zotimeve dhe aprovimin e pagesave;
  • Mirëmban shënimet nga realizimet buxhetore dhe ato mbi qarkullimin e mjeteve financiare;
  • Monitoron të gjitha transaksionet financiare;
  • Koordinon dhe harmonizon punët me MEF;
  • Mirëmban gjendjen e shpenzimeve buxhetore duke krahasuar dhe barazuar raportet e QKSPEZH dhe MEF-it;
  • Bashkëpunon me sektorët tjerë mbi zotimet , shpenzimet dhe planifikimet buxhetore;
  • Mirëmban dhe zbaton kontrollin efektiv të menaxhimit të parave të gatshme;


Sektori i Shërbimeve të Përgjthshme

  • Është përgjegjës për sigurimin e hapësirave dhe kushteve  për vijim të mësimit sipas rregullores;
  • Bënë planifikimin e projekt-propozimeve për projekte kapitale dhe jokapitale;
  • Është përgjegjës për furnizim me materiale të ndryshme për mirëmbajtjen e objekteve të QKSPEZH;
  • Është përgjegjës për furnizimin me materiale për nevoja të zyreve dhe trajnimeve;


Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme ka 7 njësi:

  • Njësia për mirëmbajtje;
  • Njësia e ngrohtores;
  • Njësia e elektricistëve;
  • Njësia e instaluesëve të ujit;
  • Njësia e shoferëve;
  • Logjistika;
  • Lavanderia.


Sektori i Teknologjisë Informative

  • Planifikon, përgatitë dhe menaxhon zhvillimin dhe punën e rrjeteve për telekomunikim;
  • Është përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnin, përgatitjen e buxhetit, blerjen dhe implementimin e pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit për të plotësuar nevojat e komunikimit;
  • Administron në mënyrë efektive MySQL Server duke shfrytëzuar MySQL front and Manager , MySql Admin ose ndonjë instancë tjetër për administrimin e Server-it;
  • Instalon instanca të shumta të MySQL Server-it;
  • Shfrytëzon modelet e MySQL Server-it për rikthim (recovery) të informatave për të bërë kopje rezervë dhe për të rikthyer baza të të dhënave;
  • Menaxhon punë-shumëhapëshe me SQL Server Agent;
  • Krijon dhe menaxhon baza të të dhënave;
  • Menaxhon hyrjen (login) në MySQL Server, dhe kujdeset për sigurinë e bazave të të dhënave dhe objekteve;
  • Bënë hartimin e nevojave të stafit në aspekt të pajisjeve me sistemet më të reja të komunikimeve në formë elektronike.


Sektori i Medicinës

Sektori i Medicinës ka një mjek specialist dhe dy motra medicinale.

  • Sektori i Shërbimit Mjekësor është në shërbim të të gjithë stafit brenda QKSPEZH dhe ofron shërbime mjekësore për të gjithë pacientët (studentët e trajnimeve të ndryshme);
  • Sektori i medicinës bënë ekzaminimet themelore mjekësore, kontrollin rutinor dhe terapi adekuate në bazë të nevojës së pacinetëve;
  • Sektori i medicinës ka barnatoren interne, ku dhe pacinetët në bazë të terapisë furnizohen me medikamente të caktuara.


Sigurimi dhe Transporti

Sektori i sigurimit të Qendrës ofron siguri patrulluese dhe bënë kontrollimin e dy hyrjeve në Qendër 24 orë në ditë për të mirëmbajtur dhe siguruar objektet.
Sektori i transportit bënë transportimin e punëtorëve dhe studentëve të Qendrës sipas nevojës në të gjitha pjesët e Kosovës.

 

Halim Shala

Drejtor i Administratës dhe Logjistikës

  

Tel. + 381 (0) 28 570 008

E-mail: halim.shala@kpss-ko.org

Adresa: QKSPEZH - Vushtrri