Zyra për Informim
Zyra për Informim është pjesë e Zyrës së Drejtorit të QKSPEZH;
Kjo Zyrë është e obliguar që ta njoftojë opinionin publik me punët dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim;
Zyra për Informim bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Mardhënie me Publikun të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
Zyra për Informim e QKSPEZh-it e mbikëqyrë dhe e mirëmban faqen zyrtare të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim;
Zyra për Informim është përgjegjëse për përgatitjen e raportit vjetor, përgatitjen e DVD-se promovuese dhe broshurave për Qendrën dhe Agjencionet e Sigurisë Publike përbrenda QKSPEZH;
Koordinon të gjitha vizitat e personave me rëndësi te lartë të Agjencive për Siguri Publike përbrenda QKSPEZH;
Zyra për media është përgjegjëse për përcjelljen e vizitave, ngjarjeve, aktiviteteve në Qendër dhe përgatitja e raportit për publikim në website;
Bënë selektimin e informacioneve që mund të jenë për informim publik, nën mbikqyrjen e drejtoris së Qendrës;
Arkivonë kopje të çdo dokumenti që është hartuar nga Zyra për Informim Publik e QKSPEZH;
Zyra për Informim obligohet që të bëj mbledhjen e të gjitha shkrimeve në mediat e shkruara dhe elektronike, që kanë të bëjnë me aktivitetin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim;
Monitoron shtypin ditor dhe përgatitë raport për temat mbi sigurinë;
Zyra e Informimit i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Xhemil Klinkau
Zyrtar i Lartë për Media
Tel. +381 (0) 28 570 008
Tel. +377 (0) 44 773 741
Email: xhemil.klinaku@kpss-ko.org
Adresa: QKSPEZH - Vushtrri